|
|  | Teksti i Plot ne Dispozicion
Also Avaliable English | | | |
|
A ke menduar ndonjëherë për pyetjen se si ke ardhur në këtë botë? Për atë se kush e bëri trupin tënd? Kush i ndërtoj sytë, duartë dhe organet e tua? Nëse pak u kushton vëmendje këtyre pyetjeve do të ballafaqohesh me një fakt tejet interesant: shumë vite me parë, ti ishe një send i imët, një send mikroskopik, shumë i vogël për t’u parë me sy, i përbërë nga një qelizë e vetme. As madhësia jote e as substancat që të përbënin ty nuk ishin shumë më të ndryshme nga ato të bakterieve. Megjithatë një mrekulli ndodhi, dhe ajo qelizë u rrit me biliona herë dhe u shndërrua në foshnje. Ajo foshnje po ashtu u rrit, dhe u bë një qenie njerëzore me arsye (mendje). Dhe ai person tash është duke lexuar kopertinën e një libri për krijimin e tij! Si ndodhi ajo mrekulli? Do të gjesh përgjigjen e kësaj pyetje në këtë libër. Do të shohësh se çfarë mrekullie e madhe në të vërtet është krijimi i qenies njerëzore, poshtu do të shohësh edhe dëshmi të fuqisë së pakufishme të Zotit, I Cili krijoj njeriun nga një pikë uji. Gjithashtu do të kuptosh që teoria e evolucionit, e cila pohon se njeriu erdhi ne ekzistencë “rastësisht”, është një paragjykim që bie poshtë në sytë e arsyes dhe shkencës. Përveq kësaj, do të kuptosh që Zoti, I Cili të krijoj ty, është mjaft I Plotëfuqishëm që të të ringjallë ty prapë. Sikur që është shpallur në vargun e mëposhtëm: “A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar? A nuk ishte një pikë sperme e derdhur, e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë, duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën? Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?” (Kur'an, 75: 36-40) |  | Teksti i Plot ne Dispozicion
Also Avaliable English | | | |
|
|  | Teksti i Plot ne Dispozicion
Also Avaliable English , Franceze , Gjerman | | | |
|
| KEQKUPTIMET QË I BART MOSBESIMI | TË REJA |
|  | Teksti i Plot ne Dispozicion
Also Avaliable English , Franceze | | | |
|
|